
Kreu i qeverisë tha nga Vlora se as nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen edhe sikur protestuesit të qëndrojnë në shesh pa lëvizur deri majin e vitit 2029 kur janë zgjedhjet e tjera.
Në fjalën para qytetarëve që kishin shkuar për ta dëgjuar, ai tha se ka një kontratë me 850 mijë shqiptarë që e kanë votuar dhe do e çojë përpara misionin.
“Jo 5 mijë a 50 mijë, po edhe 500 mijë të mblidhen në shesh dhe të qëndrojnë aty pa lëvizur deri në maj a qërshor 2029 nuk kam ndërmend të largohem, sepse kam një kontratë me 850 mijë shqiptarë që më votuan më 11 maj. Ata kanë 5 kërkesa të panegociueshme mes të cilave e para është dorëheqja dhe më pas vijnë 4 të tjerat që kërkojnë ndryshime, po këto ndryshime kush do I bëjë se këta janë edhe dërrasë fare.” – tha Rama nga Vlora.