
Një gazetar italian “i ka bërë pritë” kryeministrit Rama në Vlorë.
Ai shkëmbeu disa batuta me kreun e qeverisë teksa e pyet nëse në Shqipëri mund të investohet ende, për shkak të protestave.
Kreu i qeverisë iu përgjigj se Shqipëria është vend demokratik po jeta dhe puna ecin përpara.
Teksa gazetari e ngacmoi duke i thënë se ai u gjunjëzohej disi shumë krerëve të huaj perëndimorë, Rama iu përgjigj duke i thënë se i gjunjëzohej vetëm kryeministres italiane Meloni.
Batutat
Gazetari italian: Kryeministër, mirëmbrëma. A është e mundur të investohet ende në Shqipëri
Rama: Pse çfarë ka ndodhur?
Gazetari italian: Janë këto protestat…
Rama: Po Shqipëria është vend demokratik, jeta vazhdon përpara, punët përpara.
Gazetari italian: Po ju a nuk mendoni se u gjunjëzoheni disi shumë liderëve të huaj perëndimorë?
Rama: Jo, unë i gjunjëzohem vetëm Xhorxhia Melonit.
Gazetari italian: Edhe pak Trump-it…
*Video Credit Euronews