
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në rrethimin e një pallati në ndërtim në bulevardin “Nënë Tereza”. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Nga hetimet e para dhe pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia, autori dyshohet se ka vepruar i vetëm. Ai shihet teksa afrohet pranë rrethimit të kompleksit, vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me një motoçikletë.
Një nga pistat ku po hetohet lidhet me ndonjë konflikt të mundshëm të pronarëve të ndërtimit, megjithëse vetë ata kanë deklaruar para hetuesve se nuk kanë probleme apo konflikte me persona të tjerë.