Vendosni fjalën kyçe....

KQZ në Kosovë tërheq sot shortin për renditjen e partive në fletëvotim


Në orën 11:00, KQZ-ja do të organizojë ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndërkaq, në orën 13:00, në selinë e KQZ-së, do të mbahet mbledhja e radhës e këtij institucioni, në të cilën pritet të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje të rëndësishme për organizimin e procesit zgjedhor, shkruan RTK.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në këtë mbledhje pritet të certifikohen kandidatët e subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës.

Në rend të ditës janë edhe: Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit të vulës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës; Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së anëtarëve të këshillave të vendvotimeve me kusht, si dhe – Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.