
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Komisionerja Kos është pritur gjithashtu edhe nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Sipas agjendës, pas këtyre dy takimeve ajo do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, shkruan RTK.
Pas takimit me kryeministrin, në orën 10:45, pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për media, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.