Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohen prej 10 orësh nëntokë 18 minatorë të Trepçës


18 minatorë kanë mbetur të ngujuar në miniserën e Trepçës. Sipas njoftimit zyrtar nga kompania, rreth orës 01:30 të së enjtes ka ndodhur ndërprerje e furnizimit me energji elektrike për shkak të një defekti, shkruan Koha.

29 punëtorë njoftohet se kishin dalë nga miniera, kurse pjesa e mbetur pritet të evakuohet “në mënyrë të sigurt brenda një intervali kohor prej rreth dy orësh”.

“Sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike. Po ashtu janë evidentuar dëmtime edhe në stabilimentet tjera përcjellëse në trafostacion”, thuhet në njoftim.

Minatorët kanë mbetur në horizonte të ndryshme deri në 770 metra thellësi. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdimisht në komunikim me ekipet në terren.