Vendosni fjalën kyçe....

Konjufca pas takimit me Sorensenin: Procesi i dialogut të mbyllet me njohje


Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjfuca, bashkë me kryenegociatorin, Agron Bajrami, kanë takuar sot në ambasadën e Kosovës në Bruksel, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Konjufca ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën X se gjatë diskutimit është theksuar përkushtimi i Kosovës për një proces konstruktiv dialogu, me synimin për arritjen e marrëveshjes finale që përfshin njohjen.

“I lumtur që mirëpritëm Peter Serensen në Ambasadën tonë në Bruksel për një diskutim të strukturuar mbi avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Së bashku me kryenegociatorin tonë Agron Bajrami, riafirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive, me synimin e qartë për të përfunduar procesin përmes njohjes së ndërsjellë”, ka thënë Konjufca.