Vendosni fjalën kyçe....

“Do ta ankimoj vendimin”, reagon Brisida Shehaj pasi gjykata i jep të drejtë Ramës për shpifje

Një vit pasi socialistët kishin ardhur në pushtet kryeministri Edi Rama do ti dorëzonte çmimin e Bletës së Artë, Brisida Shehaj, atëherë drejtoreshë e tatimeve.

Dy vite më pas Shehaj do të jepte dorëheqjen nga kjo detyrë e u kthye në një kritike të fortë të Edi Ramës në rrjetet sociale dhe studiot televizive pasi iu bashkua ish Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në 2022 Shehaj deklaroi se kryeministri është duke e përdorur bordin e transparencës të karburanteve për të futur para në xhepat e tij.

Kjo u konsiderua nga Edi Rama si një trillim dhe ai iu drejtua Gjykatës së Tiranës me një padi për shpifje.

Në padi avokatët e kryeministrit Rama shkruanin se ai është dëmtuar nga deklarimet e bëra nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram, pas ngritjes të bordit të transparencës atë kohë.

Duke i cilësuar si shpifëse dhe të pabaza deklarimet e Shehajt, Rama kërkonte të dëmshpërblehej me 1 milion lekë prej saj.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, mëson se disa ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i dha të drejtë Kryeministrit Edi Rama dhe e konsideroi deklarimin e Shehajt si shpifje.

Në vendim i kërkohet ish bashkëpuntores së ngushtë të Edi Ramës të publikojë një përgënjeshtrim në rrjetet sociale, por jo detyrim për të paguar dëm monetar siç kërkonte kryeministri në padi.

E kontakuar nga Top Channel nëse do ta zbatojë këtë kërkesë të gjykatës së Tiranës, Brisida Shehaj tha: “Do ta ankimoj vendimin pasi nuk është i formës së prerë”.

Në të shkuarën Kryeministri Edi Rama ka fituar edhe katër procese të tjera gjyqësore për shpifje me Sali Berishën.

Sikurse janë gjetur nga gjykata fajtor për shpifje ndaj Ramës edhe Lulzim Basha, Albana Vokshi, Arben Imami dhe Jorida Tabaku.

Vet Shehaj e cilëson procesin si pjesë e një përballjeje më të gjerë me pushtetin, ndërsa shprehet se nuk do të tërhiqet nga akuzat e saj.

“Çështjen e kam çuar në apel dhe deri në verdiktin final do të pres drejtësinë… edhe atë që e kontrollon vetë lideri suprem”, shkruan ajo në reagimin e saj publik.

Sipas saj, vendimi i gjykatës që e shpall “shpifëse” lidhet me akuzat që ajo ka ngritur ndër vite ndaj qeverisë për menaxhimin e buxhetit, taksën e karburanteve dhe funksionimin e bordit të transparencës.

Nga ana tjetër, vendimi i Gjykata e Tiranës i kërkon Shehajt të publikojë një përgënjeshtrim në rrjetet sociale, por nuk e detyron të paguajë dëmshpërblim financiar, siç ishte kërkuar fillimisht në padi.

Shehaj thekson se do të vijojë betejën ligjore dhe publike, duke këmbëngulur se akuzat e saj mbështeten në fakte dhe se, sipas saj, gjyqi me historinë dhe faktet mbetet i hapur.

Postimi:

E diel.

Qyeti ende fle për të harruar hallet, si të paguajë naftën, energjinë, ushqimet, si ta durojë ikjen e fëmijëve nga Shqipëria.

Korrupsioni e krimi gjerbin kafen gjithë lezet nga verandat e kullave fantazmë.

Por celularët e mediave bien pa pushim. Ankth, padurim.

Lideri suprem ka sihariq: ka fituar një gjyq për shpifje ndaj qytetares Brisida Shehaj.

Se të kap gazi kur sheh një pushtet që ëndërron të hyjë në histori si perandori, por katandiset duke festuar si administrator pallati që fitoi sherrin për ashensorin që e ka vënë vetë të prishur.

Njerëzit mund të mos lexojnë vendime gjykatash, por jetojnë çdo ditë pasojat e një shteti që u merr frymën. Ndaj edhe nuk kam rreshtur së foluri.

Me fakte, përvojë të gjatë dhe njohje të mirë të stilit të punës së vet e kam akuzuar kryeministrin se buxheti vidhet rëndshëm, se taksa e naftës që po u merr shpirtin shqiptarëve është taksa e tij, se ata që ka ulur e ngulur në bordin e transparencës janë grabitës dhe se ai e di fare mirë këtë. Për këto, gjykata e reformës së Ramës më shpall “shpifëse”.

Dhe për këtë, Rama qysh në agim të së dielës pa lajme, u shërben redaksive të veta “triumfin” madhor për të mbushur edicionet e propagandës, si “programin me gënjeshtra” tek “Radiostacioni”.

Vetëm pushtetet e pasigurta kanë nevojë ta ekspozojnë publikisht “fitoren” ndaj fjalës së lirë, si trofe psikologjik.

Qysh nga 2022 kur nisi kjo gjueti personale e Ramës në gjykatë ndaj meje, koha provoi se ajo që u quajt “shpifje” është kusuri në shpinën e rraskapitur të shqiptarëve.

Për akcizën, u konfirmua me prova bllokimi nga anëtarë të qeverisë i vjeljes së 123 milionë eurove.

Për anëtarët e bordit të transparencës (grosistët e naftës), vetë Rama ua pranoi sy më sy para pak javësh se do të shpallë koncesion të ri prej kontrabandës së shfrenuar. Madje deputeti Erion Braçe denoncoi zëshëm në Kuvend skemën.

Për vjedhjen e buxhetit janë disa raporte KLSH-je dhe të vetë sistemit që kanë vënë alarmin.

Pra, le ta ndajë mendjen kryeministri para se të vijë e hëna:

ose është i paaftë në mënyrë spektakolare dhe nuk kontrollon dot hajdutët e qeverisë së vet, ose është pjesë e sistemit ku grabitja është metodë qeverisjeje.

Çështjen e kam çuar në apel dhe deri në verdiktin final do të pres drejtësinë. Edhe atë që e kontrollon vetë lideri suprem. E nëse sërish vendosin kundra meje jam e qetë, sepse mund ta fitojë këtë gjyq Edi Rama, por ka humbur epokën.

Edhe po t’i fitojë të gjitha çështjet ndaj fjalës së lirë në sallat e gjyqeve, s’ka se si fiton gjyqin me faktet dhe historinë.

Tragjikomike kur etja e tij për t’u dukur gjigand, përfundon në pasiguri influenceri që poston “story” për reputacionin e vet.

Koha, kjo zonjë e rëndë, e pagabueshme, madamë e duruar e ka nënshkruar verdiktin se pushteti nuk i mbijeton gjatë momentit kur populli nuk e ka më frikë, por e tall si meme me eskortë.

Megjithëse pushteti je ti. E në njëjës duhet të të drejtohem. Sepse shërbëtorët e tu mund të mos më njohin. Por ti po!

Ti e di shumë mirë se nuk lodhem e ndalem.

Nuk më tut as propaganda e as turma e oborrtarëve që jetojnë duke duartrokitur frikën tënde.

Edhe pas kësaj, ti dhe sistemi yt do të më keni përballë. Asnjë milimetër anash. Pas kurrë!