Vendosni fjalën kyçe....

Rama për tragjedinë në Durrës: Humbja e dy fëmijëve, tragjedi e pangushëllueshme


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Në një reagim në rrjetin social X, Rama u shpreh se e mësoi lajmin sapo mbërriti në Erevan të Armenisë për takimin e Komunitetit Politik Europian, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të rëndë për vendin.

“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital”, shkruan Rama.

Kryeministri shprehu solidaritet me familjarët e viktimave dhe uroi shërim për të miturin e plagosur rëndë.