Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Burrel-Klos, mbi 5 kilometra radhë automjetesh


Një aksident rrugor është shënuar në rrugën nacionale Burrel-Klos, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë urës së Mallunxës.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ngjarja. Si pasojë e aksidentit është krijuar një trafik i rënduar në të dy drejtimet, me radhë automjetesh që shkon mbi 5 kilometra.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.