
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është paraqitur në GJKKO për të dëshmuar në dosjen “Partizani”.
Para mediave, Balla deklaroi se shqiptarët kanë sot më shumë besim te drejtësia dhe se institucionet e reja të drejtësisë po forcohen çdo ditë.
Ai shtoi gjithashtu se i qëndron kallëzimit të tij, duke e cilësuar çështjen si një rast tipik të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.
“Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim tek drejtësia dhe drejtësia është një institucion që po forcohet dita-ditës, ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet që mbështesin drejtësinë, punën e SPAK, të cilët po çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri.
Që nga viti 19912 kur shqiptarët bënë shtetin e parë, Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europws se sot. Arsyeja është reforma në drejtësi, që ka kthyer besimin tek drejtësia. Pritshmëria jonë që të mbyllim negociatat brenda 2027-ës është e vërtetë.
A i qëndroj kallëzimit tim? Këta që i ke në bankë të akuzuarve kanë kallëzuar për shpifje në 2012. Këtij kallëzimi i qëndroj fjalë për fjalë, rasti tipik i korrupsionit të zyrtarit të lartë.”