Vendosni fjalën kyçe....

Korreshi: Kam 2 muaj që kërkoj interpelancë me Salën, nuk pret situata kur ta ketë terezinë ministrja


Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kërkuar zhvillimin e një interpelance me ministren e Shëndetësisë, duke u shprehur se kërkesa e tij ka mbetur pa përgjigje prej dy muajsh.

Korreshi ngriti shqetësime për situatën në Lushnjë, duke theksuar se problematikat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe jo premtime për të ardhmen. 

“Kam bërë kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetit. Ne fshatarëve nuk na vjen radha?

Para viteve 90 kur mbarja radhën për vajguri, nuk kishte mbaronte, edhe kjo pjesa e interpelancave në të njëjtin nivel jemi? Në Lushnjë nuk pret situata se kur do rregullohet dhe kur do ta ketë terezinë ministrja.

Ajo ka ca batuta që thotë në fund të vitit, por deri në fund të vitit nuk premton zgjidhje. Merrni masa se kam dy muaj që kam bërë kërkesë për interpelancë”, tha Korreshi.