Vendosni fjalën kyçe....

Shkodër/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari


Arrestohet në pikën kufitare të Murriqanit, një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Shkodrës njofton se si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap duke hyrë në Shqipëri, shtetasi Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.