Vendosni fjalën kyçe....

KAS rrëzon kërkesën e PD-ASHM për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në katër qarqe


Komisioni i Ankimimit dhe Sanksionimit (KAS) ka rrëzuar sot kërkesën ankimore të Partisë Demokratike – Aleanca për Shqiptarët e Mirë (PD-ASHM), e cila kërkonte shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të 11 majit në qarqet Elbasan, Tiranë, Durrës dhe Fier. Përmes një vendimi zyrtar, KAS bëri të ditur se nuk do të ketë rinumërim të votave në këto qarqe, duke mbyllur kështu përfundimisht çështjen e ngritur nga opozita për këto zona.

Ky vendim vjen pak ditë pas përfundimit të procesit të rinumërimit në disa qarqe të tjera, përfshirë Fierin, Durrësin, Tiranën dhe Kukësin, ku nuk u evidentuan parregullsi të natyrës që do të cënonin rezultatin përfundimtar. Me këtë zhvillim, Komisioni i Ankimimit dhe Sanksionimit ka konfirmuar vlefshmërinë e zgjedhjeve në qarqet në fjalë dhe ka mbyllur çdo mundësi për rihapje të procesit në këto zona.