Vendosni fjalën kyçe....

Trump pas përmbytjeve në Teksas: Unë dhe Melania po lutemi për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas përmbytjeve shkatërruese që goditën Teksasin, duke theksuar se administrata e tij po bashkëpunon ngushtë me autoritetet shtetërore dhe lokale për të përballuar situatën emergjente.

Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump njoftoi se Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, do të shkojë së shpejti në zonat e prekura.