Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Palma de Mallorca në Spanjë, ku një fluturim i linjës ajrore Ryanair u përfshi nga një alarm i rremë për zjarr.
Panik i madh përfshiu pasagjerët, të cilët u evakuuan me urgjencë nga avioni përmes daljeve të emergjencës. Disa prej tyre u hodhën direkt nga krahët e avionit në pistë, duke pësuar lëndime.
Sipas autoriteteve spanjolle, të paktën 18 persona janë plagosur, shumica me dëmtime të lehta. Incidenti ndodhi gjatë fazës së përgatitjes për ngritje, dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar rëndë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e alarmit të rremë dhe për të vlerësuar menaxhimin e situatës nga stafi i fluturimit./Corriere