Vendosni fjalën kyçe....

Shorti i turit të parë të Conference League, Partizani dhe Vllaznia njihen me rivalët


Në Zvicër u hodh shorti për turin e parë kualifikues të Konferencë Ligë, me skuadrat që mësuan kundërshtarët.

Partizani do të përballet me ekipin nga Estonia, Nome Kalju. Të kuqtë, do luajnë sfidën e parë në transfertë.

Vllaznia do të sfidojë skuadrën nga Letonia, Daugavpils, me synimin e vetëm kalimin në turin tjetër. Ndeshja e parë për shkodranët është në shtëpi.

Sa i takon ekipeve të tjera shqiptare, Malisheva mat forcat me Vikingur, ndërsa Deçiç “peshkon” Sileks.

Vlen të theksojmë se takimet e mbara do të zhvillohen  më 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 17 korrik.

 

Shorti:

Nome Kalju – Partizani

Vllaznia – Daugavpils

Malisheva – Vikingur

Deçiç – Sileks