Vendosni fjalën kyçe....

35-vjeçari në Vlorë vetëplagoset me armë, dërgohet te Trauma


Një 35-vjeçar, Arnaldo Matodashaj, është vetëplagosur me armë zjarri në apartamentin e tij në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm. Ai është dërguar fillimisht në spitalin lokal dhe më pas në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar.

Blutë kanë sekuestruar pistoletën tip Glock, si provë materiale.

“Rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi A. M., 35 vjeç. Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.

Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.