Vendosni fjalën kyçe....

Irani në mëdyshje për pjesëmarrjen në bisedimet e së dielës me SHBA-në


Irani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të marrë pjesë në raundin e gjashtë të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, të planifikuar për të dielën në Muskat të Omanit. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, në një deklaratë për mediat shtetërore.

Baghaei u shpreh se mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së ndaj Izraelit ka bërë që këto negociata të humbasin kuptimin. “Nuk mund të pretendoni se jeni të interesuar për një marrëveshje, ndërkohë që lejoni një regjim racist të shkelë integritetin territorial të Iranit,” tha ai për Nour News.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se presidenti amerikan Donald Trump mbetet i përkushtuar ndaj procesit të bisedimeve bërthamore. Sipas CNN, i dërguari i posaçëm Steve Witkoff është “gati” të takohet me zyrtarët iranianë, në Muskat ose në një datë të mëvonshme, në varësi të vendimit të Teheranit.