Vendosni fjalën kyçe....

Avokati kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë për Ilir Metën


Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij, i cili ndodhet aktualisht në burg që nga arrestimi më 21 tetor të vitit të kaluar, raporton BW.

Kërkesa vjen pak ditë pasi SPAK vendosi të zgjasë edhe me 6 muaj afatin e hetimeve ndaj Metës, në kuadër të procedurave që lidhen me akuzat ndaj tij si ish-President dhe kryetar i Partisë së Lirisë.