12 persona dyshohet se janë plagosur në një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë. Autori i dyshuar është arrestuar nga forcat e rendit.
Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë ndërsa një grua është arrestuar. Disa nga të plagosurit po mjekohen në bordin e trenave në stacion, raporton DW.
Operatori hekurudhor gjerman Deutsche Bahn ka thënë se shërbimet e trenave për në stacion u ndërprenë nga operacioni i policisë, duke paralajmëruar për “vonesa dhe anulime të pjesshme”.