Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë lejon Trump-in të anulojë statusin e mbrojtur për venezuelianët


Gjykata e Lartë lejoi administratën Trump të anulojë mbrojtjet e përkohshme që kanë lejuar gati 350,000 venezuelianë të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara për arsye humanitare.

Administrata Biden krijoi statusin e mbrojtur për venezuelianët në  vitet 2021 dhe 2023, duke zbuluar se trazirat ekonomike dhe politike nën qeverinë e presidentit Nicolás Maduro e bën shumë të rrezikshme dëbimin e emigrantëve në vendin e tyre.

Zyrtarët miratuan një zgjatje të tretë të TPS-së në ditët në rënie të presidencës së Joe Biden që do kishte mbajtur mbrojtjen në fuqi deri në tetor 2026, por administrata Trump tha se programi nuk ishte në “interesin kombëtar”.

Një gjykatës i një gjykate më të ulët e kishte ndaluar administratën që t’i jepte fund statusit të përkohshëm të mbrojtur ndërkohë që procesi gjyqësor mbi këtë çështje vazhdon.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare mund të caktojë grupe emigrantësh për statusin e mbrojtur nëse fatkeqësitë natyrore, konfliktet e armatosura ose kushte të tjera të jashtëzakonshme – por të përkohshme – ngrenë frikën për sigurinë e emigrantëve nëse ata kthehen në vendlindjet e tyre.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem e anuloi zgjatjen e administrarës Biden në shkurt, përpara se të hynte në fuqi, shkruan WP.