Vendosni fjalën kyçe....

Partia Mundësia drejt mandatit të dytë në Tiranë


Në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë po numërohet kutia e fundit e votimit. Situata në qendrën e numërimit është e qetë dhe procesi po shkon drejt përmbylljes pa tensione.

Ndërkohë, projeksionet e fundit tregojnë se Partia Mundësia është pranë sigurimit të mandatit të dytë në Qarkun e Tiranës. Këtë e ka konfirmuar edhe kandidati i kësaj force politike, Erald Kapri.

Nuk i kemi marrë mandat askujt, janë votuesit tanë. U bëj qetësi të gjithëve, sidomos vëzhguesve tanë të jenë të gatshëm për të monituar edhe numërimin në kutitë e fundit.

Urojmë që ky mandat t’i shkojë Mundësisë. Por le të presim, nuk është moment gëzimi, pasi janë ende disa kuti për t’u numëruar, pa harruar edhe votën e Diasporës” – u shpreh Kapri.