Vendosni fjalën kyçe....

Zoti Grenell i kërkon hesap Alfred Lelës për shkrimin e Hashtag.al


Richard Grenell  ka përgenjështruar lajmin e djeshëm të Hashtag.al që fliste për bashkëpunimin e tij të ngushtë me kryeministrin Rama.

Në një reagim që ka bërë në platformën X, Grenell për arsye që veç ai mund ti dijë, i është referuar portalit Politico.al të Alfred Lelës, ndonëse ky portal, ka bërë ripublikim korrekt, me citim dhe nuk ka përgjegjësi editoriale për shkrimin.

Hashtag.al, e di për fakt se zotit Grenell i ka shkuar shkrimi i Hashtag.al, me linkun e Hashtag.al, nga të paktën dy burime.

Arsyet pse ai vednos të implikojë zotin Lela i di vet ai, por Hashtag.al merr përsipër të gjithë përgjegjësinë editoriale të shkrimit të vet dhe në detyrimin profesional po e publikon të plotë reagimin e zotit Grenell.

Ndërkohë statusin e Grenell e ka shpërndarë edhe djali i presidentit Trump, Trump Jr.

 

Postimi i Richard Grenell:

I dashur @AlfredLela,

E kuptoj që je vetëm disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Kam ndjekur zgjedhjet tuaja në heshtje nga distanca, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e NATO-s për Amerikën (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe pushuar).

Por ky lajm nga media juaj është NJË GËNJESHTËR E PLOTE.

Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse të interesojnë faktet.