Shqipëria është ndëshkuar nga FIFA për sjelljet dhe koret e tyre në ndeshjen kualifikuese ndaj Andorrës më 24 mars të këtij viti.
Përveç gjobës 20 mijë franga, FIFA ka vendosur të mbyll 20 për qind të stadiumit në ndeshjen në grup ndaj Serbisë.
FSHF-ja nga ana e saj u bën thirrje tifozëve që të mbështesin kombëtaren por duke shmangur sjelljet e dënueshme.