Vendosni fjalën kyçe....

Tirana mirëpret Turneun Ballkanik të Padelit, ngjarja historike e sportit në Shqipëri


Për herë të parë në Shqipëri, është organizuar një kompeticion historik në sportin e padelit. Nga data 10-13 prill 2025, Tirana ka mirëpritur Turneun Ballkanik të Padelit, duke mbledhur 48 skuadra në dy kategori A dhe B, me lojtarë nga Shqipëria dhe shumë shtete të tjera.

Alessandro Pallini, administrator i “Albania Padel Group”, ka shpjeguar rëndësinë e këtij turneu, duke theksuar se është ngjarja më e madhe e këtij lloji në Ballkan, duke sjellë lojtarë të njohur nga e gjithë bota. Ai gjithashtu foli për marrëdhënien e ngushtë me Federatën Shqiptare të Padelit, duke shprehur optimizëm për bashkëpunimet e ardhshme që do të zhvillojnë më tej këtë sport në Shqipëri.

Në eventin e zhvilluar, morën pjesë edhe dy lojtarë të huaj, Tato Morabito dhe Alejandro Picotto, të cilët lavdëruan mikpritjen e Tiranës dhe emocionet që ofron sporti i padelit. Ata gjithashtu ndanë eksperiencat e tyre personale në këtë sport.

Drejtori Sportiv i Federatës Shqiptare të Padelit, Ersild Vladi, theksoi se ky turne do të ketë ndikim edhe në promovimin e turizmit në Shqipëri.

Në fund të javës, finalja do të vendosë se cili çift do të shpallet fitues i Turneut Ballkanik të Padelit.