Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Berisha ekstradohet nga Spanja në Shqipëri


I kërkuari i drejtësisë, Lulzim Berisha, pritet të ekstradohet sot nga Spanja drejt Shqipërisë.

Ai u arrestua në Dhjetor 2023 në Alikante dhe përballet me akuza për përfshirje në vrasjet e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit në 2005.

Berisha u dënua fillimisht me burg përjetë, por më vonë dënimi iu reduktua në 25 vite, ndërsa u lirua në 2016.

Në 2021, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin për lirimin e tij, duke kërkuar rikthimin në burg.

Në Maj 2024, SPAK lëshoi urdhër-arresti ndaj tij për një procedim penal të ri.