Sot, qindra qytetarë iu bashkuan protestës së Lëvizjes BASHKË, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Arrestimi i Erion Veliajt është vetëm fillimi, sepse korrupsioni nuk është thjesht disa individë të veçuar, por një sistem i ndërtuar dhe i mbrojtur nga vetë Edi Rama.
Lëvizja Bashkë zhvilloi ditën e sotme protestën përpara Kryeministrisë në mbështetje të arrestimit të Erion Veliajt.
Qindra qytetarë të mbledhur në protestë kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama pasi sipas tyre nuk mjafton vetëm burgosja e Veliajt.
Sipas Lëvizjes Bashkë, Veliaj nuk ka vjedhur vetëm për veten e tij por edhe për Ramën dhe Partinë Socialiste.
“Pastrimi i parave në ndërtim, falja e bregdetit tek oligarkët e quajtur “investitorë strategjikë”, koncesionet kriminale dhe grabitja e fondeve publike; nuk janë vendime të marra nga Erion Veliaj dhe ministrat në mënyrë të pavarur, por një model qeverisës që buron nga kryeministri dhe klika e tij politike.
Veliaj nuk ka vjedhur vetëm për veten e tij, por edhe për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Dikur, Rama e denonconte korrupsionin me një teoremë të thjeshtë: “Vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë.” Sot, ai është arkitekti dhe përfituesi kryesor i kësaj skeme.
Ne nuk do të ndalemi!
Korrupsioni duhet të marrë fund dhe drejtësia duhet të shkojë deri në majë”-shkruan Lëvizja Bashkë.