Vendosni fjalën kyçe....

Aktivistët e “Shqipëria Bëhet” dhe “Nismës Thurje” protestojnë poshtë zyrës së Ramës, i kërkojnë dorëheqjen


Dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” protestuan pasditen e sotme para kryeministrisë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ata inkurajuan punën e SPAK dhe ngarkuan me përgjegjësi Kryeministrin Edi Rama të cilit i bënë thirrje për dorëheqje.

Erion Veliaj u arrestua ditën e djeshme me kërkesë të SPAK-ut me akuzat për korrupsion.