Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama se i ka duart në të gjitha aferat që nga Porto Romano, te incineratorët e tuneli i Llogarasë.
Kryedemokrati tha se pas 11 majit nuk do ketë pension më të ulët se 200 euro dhe brenda tre muajsh rroga minimale do jetë 500 euro dhe rroga mesatare 1200 euro.
Ai tha gjithashtu se do ketë mbështetje si kurrë më parë për biznesin e vogël e të madh, fermerët, të rinjtë e familjet shqiptare.
“Edi Rama i ka duart e tij të zeza në aferën e Porto Romanos. Lubi Balluku administron për llogari të Edi Ramës 12 miliardë euro dhe dëmet e saj shkojnë më shumë se dëmet e tërmetit. Edi Ramën e ka tmerruar programi ynë, e ka shfazuar, se ne me programin tonë kemi shembur piramidën e tij të mashtrimit. kemi faktuar vjedhjet e tmerrshme që u ka bërë shqiptarëve. Pensionistët nuk blejne dot as ilaçet e një jave. Dhe ka tre muaj që kalon nga skena në skenë për t’i mashtruar. Pas 11 majit i themi çdo pensionisti se asnjë prej jush nuk do ketë më pak se 200 euro në muaj. Çdonjëri prej jush do ketë kartën e konsumatorit që do u kthejë TVSH-në e të gjitha blerjeve ushqimore që bëjnë në një vit. U themi qytetarëve se pas 11 majit, bredna 3 muajve nuk do ketë rrogë nën 500 euro. Brenda vitit rroga mesatare do jetë 1200 euro. Shihni çfarë bëm mashtruesi. U ka dhjetëfishuar taksat lokale. I garantoj bizneset e vogla se pas 11 majit se pari do përgjysmohen, së dyti do ecet më shpejtësi drejt 1/5-ës së tyre. Energjia do jetë deri në 3 herë më e ulët, do jetë 7 lekë. Taksa e sheshtë 10% për bizneset e tjera është zotimi ynë. Biznesi i vogël do paguajë gjysmën e asaj që paguan për sigurimet shoqërore. Shqipërinë do e ndryshojmë me shumë shpejtësi, ajo është në emergjencë. Fermeri do subvencionohet. Për çdo kokë bagëti, për cdo fidan. Fitorja varet nga ne. Në rast se ne e bëjmë natën-ditë. Nëse përkushtohemi, nëse nuk harrojmë se jemi parti që bëmë të pamundurat të mundura, do korrim ndër fitoret më të thella.” – tha Berisha.