Politikani dhe njëkohësisht zyrtari i administratës Trump, Riçard Grenell, ka quajtur delirante deklaratën e Albin Kurtit për marrëdhëniet Kosovë-SHBA.
Kurti në një intervistë u shpreh se marrëdhëniet me SHBA-në nuk kanë qenë kurrë më të mira se gjatë qeverisjes së tij.
Grenell reagoi duke theksuar se marrëdhëniet janë në nivelin më të ulët dhe akuzoi Kurtin se është dënuar nga administrata Trump, administrata Biden, NATO, BE-ja dhe personalitete të tjera.
“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”, ka shkruar Grenell në platformën X, ndërsa ka bashkangjitur deklaratën e Kurtit: “Albin Kurti i përgjigjet Grenellit: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë më të mira se kurrë”.
Delusional.
Relations have never been lower. Albin Kurti has been condemned by the first Trump Administration, the Biden Administration, NATO, the EU, the U.S. Embassy, Anthony Blinken, etc. https://t.co/jiqMrrk18d
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 7, 2025