Dinamo ka mundur Elbasanin në sfidën që përmbyll javën e 21-ë të Superligës.
Kryeqytetasit fituan lehtësisht 3-1 duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes me pikë të barabarta me Partizanin e Vllazninë. Golat për dinamovitët u shënuan nga një autogol i Lulajt, Zabergjaj e Itodo ndërsa për Elbasanin shënoi Tsague.
Miqtë kanë ardhur nga një kategori më poshtë dhe kanë bërë një sezon të mirë duke mbajtur mesin e renditjes, disi larg zonës së ftohtë.