
Apeli ka lënë në fuqi dënimet për 4 të miturit të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici në Gramsh, më 16 maj 2023. Në total katër adoleshentët janë dënuar me 46 vite burg.
Gjykata e Elbasanit dënoi me 18 vite burg E.K.
O.Ç. u dënua me 21 vite burg po falë gjykimt të shkurtuar ai do vuajë 14 vite burg.
Xh.Ç. u dënua me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar iu ul në 8 vite ndërsa S.M. u dënua nga gjykata me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
Babai i viktimës u shpreh i pakënaqur me vendimin duke paralajmërua se do marrë masa vetë nëse autorët nuk marrin dënim maksimal.
“Unë quhem Mustafa Bici, jam babai i Fatjonit. Kam një vit e gjysmë që vij në këto dyer edhe prapë nuk gjeta drejtësinë me gjyqin që u dha këtu në Tiranë. Ngeli dënimi që dha gjykata e Elbasanit. Unë me këtë nuk jam dakord. Çfarë është 18 vite burg për kriminelin? A është e drejtë kjo? Aq më keq që mua më vranë për së dyti. Krimineli pas asaj të shkoj ta bëjë gjumin te i ati, kurse im bir tretet në dhe. Nuk jam i kënaqur me dënimin që kanë dhënë ata. Dua dënim sa i takon, 27 vjet sa i takon atyre, jo ulje dënimi. Të marrin masa se unë do bëj gjë tjetër. Siç i bënë çunit tim. Pse kështu qenka shteti?A është e drejtë të bëhet kjo? Nuk kam bërë gjë se kam pritur drejtësi, por nëse nuk zgjidhet do bëj atë që fola”, tha babai i i Fatjon Bicit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak metraa larg shkollës ku katër adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, Marko Bici, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Ata sulmuan këtë të fundit ndërsa viktima hyri për të mbrojtur kushëririn dhe u qëllua me thikë duke gjetur vdekjen.