Kreu i komisionit parlamentar anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj, mbajti një konferencë për shtyp për të paraqitur bilancin e punës së komisionit.
Ai theksoi rëndësinë e këtij momenti dhe tha se, përkundër kritikave të shumta, ata kanë pritur me padurim të ofrojnë një pasqyrë konkrete të përpjekjeve të bëra.
Ai njoftoi se do të zhvillohen forume dialogu qytetar në nivel vendor dhe në universitete për të adresuar çështjet e ndjeshme për qytetarët.
Drafti do të konsultohet me grupet e interesit dhe institucionet për të siguruar përputhshmërinë me rekomandimet e BE dhe legjislacionin.
Në përfundim, Xhafaj theksoi se procesi kërkon ekspertizë të lartë dhe ka në dispozicion 670 ekspertë të propozuar nga institucione të pavarura, universitetet, shoqërinë civile dhe biznesin.
“Përkundër çdo kritike që nuk ka munguar këto kohë, kemi pritur me padurim këtë moment sepse donim të dilnim me një bilanc konkret të punës së bërë.
Sipas parashikimit në rezolutë për ngritjen e komisionit jemi në fazën e 1, përpilimi i dokumentit analitik. Draft për mirëqeverisje, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.
Po projektojmë një proces të gjerë konsultimi.
12 tryeza diskutimi, ku do marrin pjesë grupet e interesit, biznesi, profesionistë etj.
Do të organizohen forumet e dialogut qytetar për problemet e ndjeshmet për ta, që do zhvillohen në nivel vendor dhe në universitete.
Drafti do të konsultohet me grupet e interesit dhe institucionet.
Draft- dokumenti analitik do u jepet edhe ekspertëve dhe konsulentëve ndërkombëtar për të konsultuar përputhshmërinë me rekomandimet e BE dhe legjislacionin.
Në përfundim, gjithçka e konkluduar do u jepen grupeve të ekspertëve për ti pasqyruar në draft, që do t’i kalojë më tej komisionit për diskutim.
Një proces kaq kompleks ka nevojë për ekspertë vendas e të huaj. Ekspert i nivelit të lartë që do funksionojë si i pavarur.
Aktualisht 670 ekspertë të propozuara nga institucionet e pavarura, universitetet, shoqëria civile dhe biznesi”, tha ai.