Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit.
Dy ditë më parë Çyrbja u paraqit në SPAK.
Vetë Çyrbja ka deklaruar se lënia e mandatit nuk ka lidhje me vajtjen në SPAK, është për arsye shëndetësore.
“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”, thotë ai për Report Tv.
Në vitin 2021 Çyrbja ishte kallëzuar në SPAK nga deuteti i PD-së Edi Paloka, asokohe drejtues politi në Qarkun e Durrësit.
Ai e akuzonte Çyrbjen për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtor i Hipotekës së Durrësit lidhur me një pronë.
Jurgis Çyrbja është zgjedhur për herë të parë deputet i PS-së në zgjedhjet e vitit 2017. Megjithatë ai ka shërbyer si deputet që nga viti 2015 pasi zëvendësoi Blendi Klosin që u emërua ministër në qeverinë Rama 1.