Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy automjeteve. Shtetasi E. Sh., rreth 35 vjeç, ka goditur automjetin e drejtuar nga shtetësja I. H., 32 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, E. Sh. ka marrë lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital, ku sipa njoftimit te policisë është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen I. H., 32 vjeçe.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. Sh., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.