Vendosni fjalën kyçe....

Mbështetësit presin Salianjin para Drejtorisë së Policisë: Ervin, na ke ne, mos u dorëzo kurrë


Vetëm pak momente më parë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka hyrë në ambientet e Policisë së Tiranës për të kryer vetëdorëzimin e tij.

Para godinës së policisë, një numër i madh mbështetësish dhe simpatizantësh e pritën demokratin, duke shprehur solidaritetin e tyre.

“Ervin, na ke ne. Mos u dorëzo kurrë”, iu drejtuan disa prej tyre Salianjit, ndërsa ky i fundit nënvizoi se kjo betejë nuk përfundon.

“Është një betejë që nuk përfundon.

Asnjë sakrificë nuk shkon dëm, në përballje me regjimin secili merr kostot e veta, shumë prej qytetarëve që janë mbledhur këtu, kanë vuajt represionin e qeverisë e vuan në mënyrë të përditshme goditjen që u bën përmes përdorimit të institucioneve, vjedhjes, tatimeve, doganave, policisë, përmes varfërisë, banditëve.

Ne do ti çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve dhe qytetarëve do të vijë”, tha Salianji.