Vendosni fjalën kyçe....

Eurodeputeti Beleri ngre në Komisionin Evropian planin e Ramës për shtetin sovran bektashi në Tiranë


Eurodeputeti grek Fredi Beleri i ka drejtuar pyetje Komisionit Evropian lidhur me planet e shpallura nga kryeministri Rama për themelimin e një entiteti sovran bektashi në Tiranë.

Beleri, i cili është liruar nga burgu pasi u dënua për blerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023, u zgjodh në qershor eurodeputet për të përfaqësuar partinë e kryeministrit grek Mitsotakis.

Beleri nënvizon në pyetjen e tij se “shteti autonom dhe i pavarur do quhet “Shteti Sovran i Rendit Bektashi”, duke shtuar se “do ketë dokumentet e veta diplomatike, kufijtë, por edhe një strukturë administrative më vete”.

Në vijim, eurodeputeti e pyet Komisionin Evropian nëse krijimi i këtij shteti cenon marrëveshjen e rënë dakord për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe veprimet diplomatike që do ndërmarrë Komisioni, për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në vendi fqinj.

Teksti i plotë i pyetjes

“Planet e Shqipërisë për krijimin e një shteti sovran, fetar mysliman në Tiranë, i shpallur të dielën më 22.09.2024 nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Sipas asaj që është bërë e ditur deri tani, shteti autonom dhe i pavarur do quhet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, ndërsa do ketë dokumentet e veta diplomatike, kufijtë dhe një strukturë administrative më vete. Në shtetin e ri (brenda shtetit shqiptar) do natyralizohen vetëm myslimanët shiitë, anëtarë të komunitetit fetar sufi.

Komisionit i kërkohet:

1) Cili është qëndrimi i Komisionit për këtë shtet potencialisht të sapoformuar dhe nëse krijimi i tij shkel kushtet e dakorduara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë? Nëse po, çfarë kriteresh shtesë mund të vendosen?

2) A është krijimi i një shteti të tillë pa zgjedhje në përputhje me kriteret politike të Kopenhagenit që duhet të përmbushë çdo vend për funksionimin e institucioneve që sigurojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave?

3) Çfarë lëvizjesh diplomatike synon të bëjë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?