Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali i dorëzon drejtimin politik të PS-së në Shkodër Benet Becit: Do marrim rezultatin më të mirë në zgjedhjet e 2025


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka dorëzuar drejtimin politik të Partisë Socialiste për Shkodrën në duar të kryebashkiakut Benet Beci. Gjatë ceremonisë, Spiropali shprehu besimin se nën drejtimin e Beci, PS do të arrijë rezultate historike në zgjedhjet e ardhshme.

“Jam besimplotë se nën drejtimin e Benet Beci, Partia Socialiste do të marrë rezultatin më të mirë që ka arritur ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme”.

Nga ana e tij, Beci theksoi se qyteti ka hyrë në një proces transformimi, falë investimeve që po realizohen. Ai shtoi se “puna politike bëhet më e lehtë kur fokusin e kemi në punë”. Ky kalim i drejtimit politik vjen pas suksesit të vitit të kaluar, kur PS fitoi Bashkinë Shkodër me një diferencë të konsiderueshme ndaj Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

“Falë investimeve që po vihen ne zbatim puna politike bëhet me e lehtë, sepse puna është në fokusin tonë politik”, tha Beci.