Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Balliu: Duhen lënë fjalimet, ka ardhur koha për veprime e akte opozitare


Në protestën e sotme e cila është e 26-ta para Bashkisë së Tiranës, shefi i Organizimit të PD-së në Tiranë Klevis Balliu, deklaroi se arsyeja për të cilën opozita nuk fiton zgjedhjet, është sepse në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, bëhen votime.

Sipas tij e pushtetarët kanë një dashuri verbuese për paranë, dhe janë gati të vrasin e helmojnë këdo, vetëm të mbushin xhepat e tyre.

Ai shtoi se ka ardhur koha për akte opozitare.

Sado të vijmë e të flasim, të gjithë i dimë problematikat. E rëndë të thuash në 2025, që po duhet të fitojë opozita e duhet ndryshimi.

I dëgjon nga njerëz që edhe paguhen nga pushteti aktual. E thonë pastaj, po nuk mund të fitohet, Sepse në subkoshiencë e dinë se këtu zgjedhje nuk ka, ka vetëm votime.

Pushtetarët kanë një dashuri verbuese për paranë, janë gati të vrasin e helmojnë këdo vetëm të mbushin xhepat e tyre.

Përkundër gjithçkaje që ndodh, në gjyq është opozita dhe masa sigurie merren për opozitën.

Ka ardhur koha të nisim ne lëvizje të reja, të nisim veprime e akte. Duhen jo fjalime opozitare por akte opozitare. ”, tha ai.