Vendosni fjalën kyçe....

Putin rrit numrin e ushtarëve, e çon në 1.5 milionë


Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen e numrit të ushtarëve në forcat e armatosura në 1.5 milionë burra, nga 1.32 milionë që ishte më parë.

Kjo është bërë e ditur nga agjencitë ruse.

“Vendos: 1. Të përcaktoj nivelin e personelit të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse në shumën prej 2,389,130 njësive, duke përfshirë 1,500,000 personel ushtarak”, thuhet në dokument.

Putini deklaroi në fillim të shtatorit se numri i njerëzve që dëshirojnë të bëhen ushtarë me kontratë u rrit ndjeshëm pas pushtimit të Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin e Kurskut.