Presidenti turk Erdogan tha të shtunën se vendet islamike duhet të krijojnë një aleancë kundër asaj që ai e quajti “kërcënimi në rritje i ekspansionizmit” nga Izraeli, duke nxitur një qortim nga ministri i Jashtëm izraelit.
Ai e bëri komentin pasi dënoi vrasjen nga ushtria izraelite të një gruaje turko-amerikane që mori pjesë në një protestë të premten kundër zgjerimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
“Hapi i vetëm që do ndalojë arrogancën izraelite, banditizmin izraelit dhe terrorizmin shtetëror izraelit është aleanca e vendeve islamike,” tha Erdogan në një takim të shoqatës së shkollave islamike pranë Stambollit.
Ai tha se hapat e fundit që ka ndërmarrë Turqia për të përmirësuar lidhjet me Egjiptin dhe Sirinë kanë për qëllim “formimin e një linje solidariteti kundër kërcënimit në rritje të ekspansionizmit”, i cili ai tha se kërcënon gjithashtu Libanin dhe Sirinë.
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha në një deklaratë se komenti i Erdogan ishte “një gënjeshtër dhe nxitje e rrezikshme” dhe se udhëheqësi turk ka punuar për vite me Iranin për të minuar regjimet e moderuara arabe të rajonit.