Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Noka: PD po përgatitet për protesta, të zgjedhurit tanë që nesër në bazë


Flamur Noka dha një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së PD me drejtuesit politik të qarqeve.

Noka tha se PD nuk ka asnjë drejtues politik, që nuk e pranon baza. Ai u shpreh se Partia Demokratike po përgatitet për protesta. Flamur Noka deklaroi se të zgjedhurit e PD-së, që nesër do të zbresin në bazë.

 “PD po përgatitet për protesta. Drejtuesit politikë që nesër do jenë në bazë në takim me strukturat e Partisë Demokratike dhe me qytetarët. Vetëm protesta mund të çojë në qeveri teknike.

Që nga sot deri në fitore të PD-së, drejtuesit do jenë me qytetarët dhe për t’u përballur me regjimin, do jenë në Tiranë vetëm kur ka parlament ose Komision. Ne nuk kemi asnjë drejtues që nuk e pranon baza, drejtuesit tanë janë figura me personalitet politik dhe intelektual. Figurat e PD janë si kristali dhe jo të zeza si korrupsioni dhe as të zbardhura nga kokaina”, tha Noka.