Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në azilin privat në Tiranë, arrestohen 2 infermieret e turnit, nuk kallëzuan ngjarjen


Sektori për Hetimin e Krimeve ka arrestuar dy infermiere të azilit privat ku Zyhdi Shehi, 78 vjeç, vrau me bastun shokun e dhomës Virxhil Vesho 82-vjeç.

Ndalimi i tyre është bërë pasi nuk kanë kallëzuar ngjarjen.

Dy të moshuarit, Zyhdi Shehi e Virxhil Vesho u zunë për krevatin, ndërsa të dy vuanin nga skleroza.

Dy infermieret nuk kanë marrë në telefon policinë por kanë marrë në telefon agjenci funerale.

Në polici kanë pretenduar që nuk e kanë kuptuar që Zyhdi Shehi kishte vrarë Virxhil Veshon, por sipas tyre kanë menduar se është rrëzuar dhe i ka ardhur vdekja nga kjo, dhe jo nga dhuna e ushtruar nga shoku i dhomës së azilit.