Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se Patrick Turner është emëruar për të udhëhequr Përfaqësimin e NATO-s në Ukrainë (NRU).
Gjatë samitit të NATO-s të mbajtur në Uashington javën e kaluar, Stoltenberg bëri të ditur krijimin e NRU-së dhe postin e përfaqësuesit të lartë civil që do ta udhëheqë atë.
Stoltenberg vlerësoi Turner-in si një “shërbyes të përkushtuar publik” me një historik të mirë të arritjeve. Turner është një mbështetës i fuqishëm i Ukrainës, shtet që po përballet me pushtimin në shkallë të plotë të nisur nga Rusia në vitin 2022. Ai ka shërbyer si sekretar i Mbrojtjes së Britanisë para se të bëhej ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për politikat e mbrojtjes dhe planifikimin, post që e mbajti nga viti 2018 deri në vitin 2022.
Sipas njoftimit, Turner do të nisë detyrën në Kiev në shtator të këtij viti, shkruan Reuters.