Vendosni fjalën kyçe....

Si u përgatitën pronarët e bizneseve në Paris për raundin e dytë të zgjedhjeve (Video)


Pronarët e dyqaneve të kryeqytetit francez Paris morën masa paraprake në prag të turit të dytë të zgjedhjeve të përgjithshme. Ata përforcuan vetratat e jashtme me llamarina metalike, me qepena të kyçur dhe me rje jashtë dyerve.

Masat e përforcuara vijnë pasi dhuna dhe zjarrvënia shpërthyen në disa qytete franceze pas zgjedhjeve të turit të parë ku të djathtët e Marine le Pen arritën të fitojnë shumicën e votave dukeu projektuar si forca e re qeverisëse, megjithëse për këtë do duhet parë edhe rezultati i sotëm.

Një fitore për Tubimin Kombëtar mund të çojë në formimin e qeverisë së parë nacionaliste që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan AP, me partinë e Marine Le Pen që ka mundësinë e madhe për të fituar një shumicë në parlament për herë të parë.