Vendosni fjalën kyçe....

Kampi më i lartë i Everestit i tejmbushur me mbeturina


Kampi më i lartë në malin më të lartë në botë është i mbushur me mbeturina që do duhen vite për t’u pastruar, sipas një sherpa që drejtoi një ekip që punoi për pastrimin e plehrave dhe gërmimin e trupave të vdekur të ngrirë për vite me rradhë pranë majës së Everestit.

Ekipi i ushtarëve dhe sherpave i financuar nga qeveria e Nepalit hoqi 11 ton mbeturina, katër trupa të vdekur dhe një skelet nga Everesti gjatë sezonit të ngjitjeve të këtij viti.

Ang Babu Sherpa, i cili drejtoi ekipin e Sherpas, tha se mund të ketë deri në 40-50 ton mbeturina ende në South Col, kampi i fundit përpara se alpinistët të bëjnë përpjekjen e tyre për në majë.

“Plehrat e mbetura aty ishin kryesisht tenda të vjetra, disa ambalazhe ushqimore, bombola gazi dhe oksigjeni, paketa tendash dhe litarë që përdoren për ngjitje dhe lidhje tendash,” tha ai, duke shtuar se mbeturinat janë në shtresa dhe të ngrira në 8,000 metër lartësi ku ndodhet kampi.

Që kur maja u pushtua për herë të parë në vitin 1953, mijëra alpinistë janë ngjitur në të dhe shumë prej tyre kanë lënë më shumë se vetëm gjurmët e tyre.

Vitet e fundit, një kërkesë e qeverisë që alpinistët të kthejnë mbeturinat e tyre ose të humbasin depozitat, së bashku me rritjen e ndërgjegjësimit të alpinistëve për mjedisin, kanë ulur ndjeshëm sasinë e mbeturinave të mbetura.