Seanca në Kuvend është shoqëruar me debate dhe replika të ashpra mes deputetëve socialistë dhe atyre të opozitës.
Debati i ndezur nga mos njoftimi nga Kryetarja e Kuvendit për të futur Sali Berishën në Grupin Parlamentar të PD-së ka bërë që deputetët të shkëmbejnë replika dhe të bllokojnë foltoren e Kuvendit.
Këto debate kanë bërë që të ndërpritet sërish seanca ndërsa Nikolla kërkoi përjashtimin e deputetit Flamur Noka pasi shkëmbyen fjalë mes tyre të cilat kryetarja e Kuvendit i konsideroi fyerje ndaj saj dhe kërcënime.
“S’më trysnon, je përfaqësuesi i një non-grate. Turp t’ju vijë për fjalorin tuaj. 5 minuta pushim!”-iu drejtua Nikolla-Nokës.
Nga ana tjetër Spiropali iu drejtua me tone të ashpra deputetëve të opozitës nga karrigja e ministers në Kuvend.
“Me të parën tërhiqet vëmendja pastaj nxirren jashtë kësaj salle. Ose ndryshe kalojmë në votim e mbyllim seancën derisa këta të mësojnë si të sillen.
Ishte e parashikuar gjithçka që thatë e bërë këtu. Nuk doni të kuptoni se sapo kishte nisur dimri juaj. I besuat propagandës suaj. Tani po bëni të njëjtët gjë. Ishit tumor gënjeshtar atëherë, dhe mbi këtë bazë do të nisni revolucionin në gotën tuaj të thyer. I keni duart më të shkurtra se gjuhët. Dorën mund ta përdorni të kapeni për flokësh me njëri-tjetrin, kë fusni apo nxirrni nga grupi, për të mos u mbytur në detin mes Shqipërisë dhe Italisë”-tha Spiropali e cila kërkoi që të mos vijonin me debat në Kuvend dhe të kalonin direkt në votim.
