Vendosni fjalën kyçe....

Debat në Kuvend, Rithemelimi kërkon futjen e Berishës në Grupin Parlamentar të PD-së, Nikolla refuzon


Seanca në Kuvend ka vijuar me debate mes deputetëve të opozitës dhe Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Debati ka nisur pasi grupimi i Rithemelimit kërkoi rifutjen e Sali Berishës në Grupin Parlamentar të PD-së.

Deputetët e opozitës në seancë kërkuan që kryetarja e Kuvendit të njoftojë futjen e Berishës në Grup, kërkesa e cila nuk është pranuar nga Lindita Nikolla.

Nën debat Nikolla kërkoi një ndërprerje të shkurtër të seancës.

Pjesë nga debati

Spaho: Ju detyron të njoftoni që Berisha është pjesë e grupit, ca keni ju me vendimet e grupit të PD. Është përgjegjësia jonë të pranojmë në grup ose jo. Ku e gjeni ju të drejtën të merrni vendime të tilla.

Nikolla: Futet me vendim partie në grup.

Baçi: Para disa kohësh keni marrë një vendim për futjen në grup e PD të disa deputetëve të përjashtuar. Janë dy standarde, janë dy qëndrime të kundërta, jeni në shkelje të ligjit.