Vendosni fjalën kyçe....

Mesfushori i Cheleseas pritet t’i bashkohet Benzemas te Al Ittihad në Arabi


N’Golo Kante pritet të jetë futbollisti i radhës që do të transferohet në Arabinë Saudite.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se francezi është në prag të transferimit të Al-Ittihad, klub që këtë të martë zyrtarizoi transferimin e Karim Benzemas.

Mes palëve tani thuhet se po diskutohen detajet përfundimtare.

Drejtorët e kampionëve të Arabisë Saudite kanë mbërritur në Londër për të përgatitur dokumentet.

Kante te Al-Ittihad do të kalojë si lojtar i lirë. Ai me këtë klub do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare, teksa do paga e tij do të jetë 100 milionë euro në vit.

32-vjeçari nga Chelsea po largohet pas shtatë vjetëve. Ai me “Blutë” ka fituar Premierligën, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës dhe Kupën FA.

N’Golo Kante gjithashtu ka suksese me Francës. Ai ishte pjesë e ekipit që u shpall kampion i botës në vitin 2018, si dhe kampion në Ligën e Kombeve më 2021.